Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Një grua bie nga ndërtesa e spitalit të Gjakovës – Malisheva Press

Një grua bie nga ndërtesa e spitalit të Gjakovës

spitali-848x478Drejtori i spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, konfirmoi se gruaja, rreth 70 vjeçe, që është hedhur nga ndërtesa e spitalit është një e hospitalizuar, e cila ka gati një vit që është e shtrirë në këtë spital.

Një grua e moshuar është hedhur sot në mëngjes nga kati i tretë i spitalit të Gjakovës, duke marrë lëndime serioze.
Drejtori i spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, konfirmoi se gruaja, rreth 70 vjeçe, që është hedhur nga ndërtesa e spitalit është një e hospitalizuar, e cila ka gati një vit që është e shtrirë në këtë spital.

Asllani tha e moshuara aktualisht ndodhet në repartin e emergjencës në Gjakovë, ndërsa gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.

Ekipet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po bëjnë hetimet.

Për momentin nuk dihen rrethanat e këtij incidenti.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes janë dërguar në KALLXO.com nga një qytetar.

Ndërsa dje në Prishtinë, një vajzë kishte mbetur e vdekur pasi kishte rënë nga katet e larta të një ndërtese në Prishtinë.