Nisma në Qeveri dhe Kuvend përfaqësohet me njerëz që akuzohen për keqpërdorime

Nisma për Kosovën përfaqësohet në dy institucionet me të larta shtetërore me njerëz që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qëllim të përfitimeve të jashtëligjshme gjatë kohës sa ishte ministër i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, raporton ORAinfo.

Për mashtrim dhe fshehje të tatimit po akuzohet edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka. Madje ndaj këtij të fundit Prokuroria ka vendosur masa arresti me burg shtëpiak për 30 ditë.

Pavarësisht se vazhdon të përballet me Gjykatën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Fatmir Limaj nga pozita e zv/kryeministrit ditë me parë ka premtuar punësim të disa qytetarëve të fshatrave të Malishevës.

Madje këto punësime sipas Limajt do të fillojnë qysh nga java e ardhshme. Si duket këto punësime do të bëhen pa konkurs dhe me procedurë të shpejtë. /ORAinfo/