Nisma në Malishevë përshëndetë vendimin e Gjykatës së Apelit për Limajn

nisma_malisheveKryesia e Nismës për Kosovën dega në Maloshevë, ka lëshuar komunikatë duke përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit oër lirimin e Limajt në procesin “Kleçka”.

Më poshtë komunikata e plotë:

Pas një procesi gjyqësor maratonik, vjen lajmi i shumëpritur për z. Limaj dhe të tjerët, që njihet si rasti “Kleçka”.

Kryesia e Nisma për Kosovën, dega në Malishevë e ka mirëpritur dhe përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin vendim merr fund përfundimisht rasti “Kleçka” dhe z. Limaj dhe të tjerëve të përfshirë në këtë rast u vërtetohet pafajësia.

Kryesia e Nisma për Kosovën dega në Malishevë, që nga fillimi ka qenë e bindur në pastërtinë e luftës së z. Limaj dhe të tjerëve. Katërcipërisht u vërtetua se ky proces si dhe procese tjera ndaj z. Limaj, kanë qenë të orkestruara për ta denigruar personalitetin e tij, por që kjo nuk është dëshmuar asnjëherë. Orkestruesit e të gjitha proceseve të montuara ndaj z. Limaj, ka të ngjarë që të mbesin të dëshpëruar nga vendimi i Gjykatës së Apelit, por ju bëjmë me dije se z. Limaj, mbrojti vlerën dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së. Prandaj, ky është gëzim i përbashkët, le ti gëzohemi të gjithë sepse liria jonë ka ardhur si rezultat e luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe z. Limaj ishte protagonistë i denjë i kësaj lufte.

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Nisma për Kosovën dega në Malishevë, ju urojmë të gjithëve këtë fitore të radhës, ju falënderojmë pafundësisht që gjithnjë keni besuar dhe vazhdoni të besoni në z. Limaj, pra Nisma dega në Malishevë është gati për ta filluar festën, për pak orë do të jemi së bashku në festë.