NISMA mbanë takime në Marali dhe Dragobil (Foto)

Nisma për Kosovën në Malishevë po vazhdon takimet mobilizuese për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Mbrëmë për takim NISMA ishte në fshatrat Dragobil e Marali. Kjo gjë bëhet e ditur përmes postimit të tyre në faqen zyrtare në facebook.

“Pasqyruam në mënyrë vizuale edhe sonte të arriturat e mandatit katër vjeçar si dhe planifikimet për mandatin e ardhshëm të cilin mandat NISMA do ta udhëheqë pa dyshim, sepse garanci janë mbështetja e fuqishme e qytetarëve anekënd komunës së Malishevës”, thuhet ndër tjerash në postimin e Nismës.

Edhe mbrëmë u prezantuan dy kandidatet, që do të kandidojnë për Asamblenë Komunale në Malishevë.

“Në Dragobil u prezantua kandidati për asamblenë komunale Hajro Paqarizi me numër 15 si dhe në Marali Islam Vrenezi me numër 11”, përfundon njoftimi. /Malisheva Magazine