Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nisma lë jashtë liste ish deputeten Shukrie Bytyçi – Malisheva Press

Nisma lë jashtë liste ish deputeten Shukrie Bytyçi

Nisma për Kosovën nuk do të përfshijë në listën e kandidatëve ish-deputeten e legjislaturës së fundit  Shukrie Bytyqi.
Kjo parti e cila në koalicionin PDK-AAK-NISMA (PAN), do të ketë në listë 14 kandidatë për deputetë sipas burimeve të lajmi.net nuk do ta përfshijë në listë ish-deputeten Shkurie Bytyqi.

Kreu i kësaj partie Fatmir Limja, do të jetë i katërti në listën e koalicionit të ‘Krahut të Luftës’.

Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi sipas këtij burimi do të jetë në listën e deputetëve.

Në mesin e kandidatëve do të jenë edhe , Valdete Bajarami që në legjislaturën e fundit ishte dhe shefe e grupit parlamentar, Haxhi Shala, Enver Hoti, Fehmi Hyseni, Isa Xhemajlaj e Milaim Zeka, janë disa nga emrat që do të jenë kandidatë për deputetë nga radhët e Nismës, shkruan lajmi.net.

Sonte në mesnatë përfundon afati për dorëzim të listave për kandidat për deputetë. Deri më tani vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën me të cilën do të garojë në zgjedhjet parlamentare.

Këto zgjedhje do të mbahen më 11 qershor./Lajmi.net/