Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nisma kërkon suspendimin e kryesuesit të KKZ-së në Malishevë (Dokument) – Malisheva Press

Nisma kërkon suspendimin e kryesuesit të KKZ-së në Malishevë (Dokument)

Subjekti parlamentar Nisma për Kosovën ka kërkuar nga kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi që ta suspendojë Rexhep Zogajn, kryesues i Komisionit Komunal Zgjedhor, siç thonë ata, për shkak të shkeljeve ligjore dhe tejkalimeve të autorizimeve të parapara me Ligj, raporton portali “Zeri.info”.

Sipas NISMA-s, Zogaj në vend që ta kryej detyrën ashtu siç e parasheh Ligji në mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, më 22 tetor 2017 u bë protagonist dhe është angazhuar aktivisht për ta prishur procesin zgjedhor, duke marrë anë hapur në favor të subjektit politik, PDK.

“Fatmirësisht skenari i z. Zogaj nuk u realizua deri në fund dhe kjo falë punës së policisë dhe prokurorëve, të cilët me korrektësi dhe profesionalizëm kanë zbatuar Ligjin”, thuhet mes tjerash në letrën e NISMA-s drejtuar Halimit, të cilën e ka siguruar portali “Zeri.info”.

Sipas NISMA-s, Zogaj është i njëanshëm në preferencat e qarta partiake, e cila për një kryesues është në kundërshtim me ligjin për zgjedhjet, prandaj nuk ka kredibilitet e as kapacitet për ta mbikëqyrë e për ta ruajtur procesin zgjedhor ashtu siç e parashehë ligji.

“Kërkojmë nga ju që më 19 nëntor 2017 të shtoni vigjilencën me praninë e zyrtarëve kompetent në qendrën e votimit në fshatin Banjë, në Malishevë, në Carallukë, në Drenovc, në Astrazub, në Bellanicë, pa i përjashtuar edhe qendrat tjera të votimit në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i rregullt”. /Zëri/

Image

Image