Nisma ja merr PDK-së kryetarin e nëndegës në fshatin Tërpezë (Foto)

Naser Krasniqi, që deri me tani ka qenë kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Tërpezë nga tash e tutje aktivitetin e tij do ta vazhdoj në partinë Nisma. Kjo është bërë e ditur nga ky subjekt politik nëpërmjet një publikimi në facebook.

Kjo tregon se PDK dega në Malishevë po ballafaqohet me mospajtime të mëdha dhe po ashtu çdo ditë e më shumë anëtarët e kësaj partie po largohen shkaku i mospajtimeve me zhvillimet e fundit. Në anën tjetër Nisma po synon  ti grumbulloj brenda vetës anëtarët e PDK-së parti me të cilën katër vite më parë i kishin ndarë rrugët, për shkak të mospajtimeve dhe akuzave të ndërsjella.