Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nisma injoron dëshmorët e “Brigadës 122” – Malisheva Press

Nisma injoron dëshmorët e “Brigadës 122”

Komuna e Malishevës e udhëhequr nga Nisma ka bërë kohëve të fundit emërime të shumta të shesheve dhe rrugëve me emra të dëshmorëve të UÇK-së. Të gjitha këto propozime në bazë të videomaterialeve nga mbledhjet e Kuvendit Komunal vërehet se kanë ardhur aty për aty pa u formuar komisione dhe pa u respektuar procedurat. Mirëpo ajo çka bie në sy përveç shkeljeve të procedurave është se pjesa dërmuese e propozimeve (për mos thënë të gjitha) janë me emra dëshmorësh të cilët vijnë vetëm nga brigada 121 e cila aso kohe udhëhiqej nga figurat kryesore të Nismës së sotme.

Burime brenda Malishevapress bëjnë të ditur se këto propozime janë ardhur nga brenda Nismës me direktiva nga lartë me qëllim të uljes së pakënaqësive dhe përplasjeve të brendshme në këtë subjekt si dhe me qëllim të sigurimit të votave nga zonat ku Nisma tashmë ka filluar ta humbë ndikimin.

Malishevapress gjithashtu merr vesh se injorimi i dëshmorëve nga brigada 122 nga nisma bëhet për arsye se kjo parti e ka humbur tashmë ndikimin në kategoritë e luftës nga kjo brigadë.

Komuna edhe gjatë emërtimit të rrugëve kishte bërë ndasi në bazë të kësaj logjike duke bërë që një proces i tillë të dështojë në tërësi, ku sot në shumicën e rrugëve janë hequr tabelat e emërtimit të rrugëve.

Nuk duhet harruar se  edhe varret e dëshmorëve sot e aso kohe janë të ndara për shkak të mospajtimit të krerëve të brigadës 121 e sidomos të Fatmir Limaj, të cilët nuk kishin lejuar që dëshmorët e brigadës 121 të varroseshin në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, por më vonë ishin ndërtuar varreza të veçanta në territorin e Komunës së Lipjanit, në fshatin Kleçkë.

Sipas rregullores së MAPL-së me rastin e emërtimeve të rrugëve dhe shesheve është e paraparë të formohen komisionet përkatëse kurse kriteret bazë të përcaktimit për emërim janë ekzistimi i së paku tri propozimeve bashkë me CV dhe arsyeshmerin për secilin propozim dhe më pastaj Kuvendi vendos për propozimin me të mirë gjë nuk kishte ndodhur në asnjërin prej këtyre rasteve.

Ja lista me emrat e propozimeve të bëra nga Nisma dhe të votuar nga Kuvendit Komunal, në të cilën nuk është bërë asnjë propozim nga brigada 121:

Shkolla e Mesme Profesionale “Kujtim Krasniqi”Brigada 121

Shkolla fillore “Ibrahim Mazreku” vëllai i nënkryetarit të komunës, Brigada 121

Palestra e Qytetit  “Liman Gegaj” Brigada 121

Sheshi të tregu “Sadik Shala, Ramiz Shala dhe Haxhi Kleçka, Brigada 121