NISMA i mbledh përfituesit e subvencioneve në bujqësi

NISMA për Kosovën ka mbajtur takim me përfituesit e subvencioneve në bujqësi.

Përfituesve u ka folur kryetari Fatmir Limaj dhe kandidati për kryetar Ragip Begaj. Në takim ka marrë pjesë edhe i sapoemëruari zv.ministri i bujqësisë Vesel Bytyçi

Njoftimi i plotë:

Kryetari i NISMËS z.Limaj mbrëm ka takuar fermerët e komunës së Malishevës, nga të cilat ka ndëgjuar brengat dhe hallet e tyre që kanë në fushën e bujqësisë dhe fushat tjera.

Limaj dhe Begaj potencuan se janë hapur mundësi të mëdha për Kosovëndhe Malishevën në veqanti, sa i përket sektorit të Bujqësisë.

Në këtë takim foli edhe zv.Ministri i Bujqësisë z.Vesel Krasniqi i cili tha se Malisheva më nuk do ti ketë dyert e mbyllura në nivelin qendror.