Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
NISMA i bashkohet protestave të VV-së e AAK-së kundër Qeverisë – Malisheva Press

NISMA i bashkohet protestave të VV-së e AAK-së kundër Qeverisë

bilall sherifiAnëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se partia në të cilën bënë pjesë ai do të jetë përkrahëse dhe organizatore e protestave të paralajmëruara nga dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK.

Sherifi në një prononcim për ORAinfo, ka thënë se NISMA në bashkëpunim me subjektet e tjera opozitare tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në protesta.

“Ne do të jemi pjesëmarrës në protestën qe ka të bëjë lidhur me këtë keqqeverisje dhe këto marrëveshje të dëmshme për vendin. Ne do të japim kontributin tonë në organizmin e këtyre protestave”, ka thënë Sherifi.

Ai ka ftuar të gjitha ata qytetarë të cilët nuk pajtohen me këtë keqqeverisje që të dalin në protestat që pritet të organizohen nga opozita.

Sherifi ka theksuar se protestat do të jenë të qeta dhe jo të dhunshme, përderisa ato nuk do të provokohen nga ana e Qeverisë.

“Një njeri normal në këtë vend nuk dëshiron që të shkaktoj dhunë për t’i realizuar qëllimet e veta. Mirëpo nëse Qeveria vendos siç ka veprua disa herë që me dhunë t’i shpërndajë protestat, atëherë duhet të merr përgjegjësin Qeveria, të merr përgjegjësin shteti dhe organizatore për dhunën që mund të shkaktohet në protesta”, ka thënë anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.