Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nisma: Ende në pritje të ftesës nga kryeministri – Malisheva Press

Nisma: Ende në pritje të ftesës nga kryeministri

nisma

Takimi në mes liderëve të partive opozitare dhe kryeministrit Isa Mustafa, për të diskutuar rreth çështjes së demarkacionit, ishte paralajmëruar të mbahet pas kthimit të tij nga SHBA-ja. Mirëpo edhe pse kryeministri tani ndodhet në vend, partitë opozitare ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë zyrtare nga ai.

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se janë duke e pritur ftesën dhe më pas do të marrin vendim se si do të përgjigjen.

“Ende nuk kemi marrë kurrfarë ftese, pasi ta marrim ftesën, varësisht nga përmbajtja do të marrim vendim se si do t’i përgjigjemi”, ka thënë Sherifi.

Sipas tij, opozita ende nuk ka asgjë konkrete në dorë përveç një zotimi publik të Mustafës se do t’i ftojë për të biseduar.

“Tani për tani nuk mund të them se si do të veprojmë. Pra, së pari presim ftesën pastaj do të marrim qëndrim”, ka thënë ai.