NISMA cakton Vesel Krasniqin zëvendës të ministrit serb Nenad Rikalo

Koalicioni PANA dhe Lista Serbe, pasi arritën ti sigurojnë votat minimale për themelimin e qeverisë, partitë në pushtet tash po bëjnë gati emrat e anëtarëve tyre për të plotësuar pozitat e zëvendësministrave në dikasteret e qeverisë.

Në këtë mënyrë Nisma për Kosovën, sipas burimeve të fundit nga Gazeta Politike, ka nominuar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural,  Vesel Krasniqin, drejtor i deritanishëm i ekonomisë dhe financave në komunën e Malishevës. Kujtojmë se me ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, aktualisht udhëheq Nenad Rikalo, i shumë përfoluri kohëve të fundit si pjesëmarrës në grupet paramilitare serbe që kishin rrahur dhe dhunuar qytetarët shqiptarë në lagjen Dardania në Prishtinë, gjatë luftës së fundit në Kosovë.