NISMA: ‘’Banorët e Lubizhdës vazhdojnë me ne’’

Begaj ka vazhduar mbrëmë me tubim në fshatin Lubizhdë.

Sipas njoftimit në faqen e tyre të fb qytetarët prezent janë shprehur të kënaqur me investimet e qeverisjes Begaj në këtë fshat.

 

Ja postimi i plotë :

 Lubizhda në NISMË

Sonte u mirëpritëm në Lubizhdë, në bashkëbisedim me banoret e Lubizhdes, ata u zotuan për të vazhduar me NISMËN dhe kryetarin Begaj edhe në mandatin e ardhshëm katër vjeqar.

Ata u shprehen të kënaqur me investimet e bëra dhe gjithashtu kryetari Begaj u zotua që brenda mandatit do të rregullohen të gjitha rrugët e mbetura dhe kanalizimet e po ashtu do të vazhdohet përkrahje e fuqishme në Bujqësi.