Nisin garat komunale në futsall dhe disiplina tjera për shkollat fillore (Foto)

Shoqata e Pedagogëve për Sport e Komunës së Malishevës në bashkëkoordinim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim sidhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport edhe këtë vit, organizojnë garat sportive në disa disiplina në nivel komunal. Garat organizohen në: Futsall, shah, pingpong dhe voleboll.
Pjesëmarrës janë të dy gjinitë. Në këto gara marrin pjesë të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta të Komunës së Malishevës
Garat menaxhohen nga Shoqata e Pedagogëve për Sport( SHPS) e Komunës së Malishevës, Liridon Telaku kryetar, Shyrete Sertolli zëvendëskryetare dhe Zymer Krasniqi sekretar
Kurse ndihmohen nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim (DAE) dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Në hapjen e garave Drejtori i Drjetorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Blerim Thaqi. tha “ Uroi SHPS-në, për një organizim sa më të mirë të garave, kurse pjesëmarrësve ( nxënësve), lojëra cilësore dhe suksese më të mirëve në të gjitha disiplinat sportive në të tri nivelet: komunal, regjional dhe republikan”.
Kurse, Besartë Kryeziu- Ramaj nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, theksoi “Sporti dhe sportistet janë pjesa më e vlerësuar e një kombi dhe ju sot nëxënës e nxënëse sportiste të shkollave të mesme të ulëta të Malishevës, do të tregoni cilësi dhe vlera të sportistëve , që me rezultatet e arritura do të dëshmoni se jeni të denjë edhe në arenën ndërkombëtare të sportit të na përfaqësoni, urime”!