Nis procesi zgjedhor brenda VV-së

vetvendosje

Lëvizja Vetëvendosje sot ka hapur publikisht procesin e zgjedhjeve të brendshme.

Kjo është bërë e ditur përmes një statusi në rrjetin social facebook të zëdhënësit të VV-së, Frashër Krasniqi, i cili e ka bërë të ditur këtë ku ka thënë se sot në orën 14:00, kryetari i Lëvizjes, Visar Ymeri  do të mbajë konferencë për medie ku do të hapet publikisht procesi i zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot, në orën 14, kryetari i Lëvizjes, z. Visar Ymeri, ka mbajtur një konferencë për medie ku ka bërë të ditur hapjen publike të procesi të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.