Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nis edicioni i gjashtë i festivalit Etno Fest – Malisheva Press

Nis edicioni i gjashtë i festivalit Etno Fest

etno-fest-696x462

Sot do të fillojë edicioni i gjashtë i festivalit Etno Fest që do të mbahet më datën 14-17 shtator 2016 në Etno kopmleksin e fshatit artistik Kukaj.

Qëllimi I këtij festivali është paraqitja e vlerave të Eposit të Kreshnikëve, monumentit më të madh të poezisë gojore shqiptare, pasqyrimi i veçorive të tij autoktone, si dhe dokumentimi i tij në UNESCO si vlerë sublime gojore e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit.

Sipas njoftimit, realizimi i tij mundëson që ky lloj i epikës gojore të studiohet dhe opinionit shkencor e kulturor të botës t’i ofrohet për pranim si pasuri e përbotshme dhe si e tillë të njihet si thesar botëror i kulturës.

“Duke e vlerësuar si pasuri të madhe kombëtare, ne shpresojmë se do të mbërrijmë që të dëshmojmë se epika legjendare shqiptare e llojit të kreshnikëve është një thesar botëror i kulturës dhe si e tillë, duke e marrë parasysh nismën e vitit 2009 nga epikologët shqiptarë të Prishtinës e të Tiranës, të regjistrohet në UNESCO dhe të konsiderohet thesar botëror i trashëgimisë etnokulturore”, ka thënë drejtori i festivalit, Fadil Hysaj./Portaliks/