Ngritet padi ndaj Drejtorit të Bujqësisë Murat Hoxha (Dokument)

Drejtori i Bujqësisë në komunën e Malishevës, Murat Hoxha pritët të përballet me drejtësinë. Kjo pasi që ndaj tij është ngritur padi nga anëtari i kuvendit komunal nga lëvizja Vetëvendosje. Alban Krasniqi.

Kjo është bërë e ditur nga vet Krasniqi i cili përmes një postimi në fb ka treguar se drejtori Hoxha ka penguar qasjen në dokumentet që kanë të bëjnë me projektin e shpërndarjes së motokultivatorëve apo siç njihen në zhargonin popullor golldonët. Sipas Krasniqit ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme brenda dokumenteve që tregojnë se ka pasur keqpërdorim të pozitës dhe parëse publike nga ana e drejtorit të bujqësisë. Se ka pasur keqpërdorime e gjate procesit të shpërndarjes se golldoneve gjate vitit të kuar kjo është bërë publike edhe nga subjektet tjera politike gjate mbledhjeve të kuvendit komunal, por edhe nga vet qytetaret.

Në fotot e mëposhtme shihet padia e ngritur ndaj drejtorit Hoxha: