Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nga qyteti i Certifikatave – Malisheva Press

Nga qyteti i Certifikatave

Shkruan: Izet Shala

Malishevë, 29 gusht
Monarkia absolute dhe Republika inkubatoriste
Kjo mund të ilustrohet me shembullin praktik dhe konkret, ku ende shkolla vuan nga moszbatimi i Kurrikulës dhe strategjisë bashkëkohore nga këto elemente sepse shkolla“prodhon nxënës që dinë të kërkojnë këpucë, por jo edhe të krijojnë vetë këpucët”.

Qarkorja me numër N. 1595.VII dhe Udhëzimi me numër 10/2018
Qarkore
N. 1595.VII
6.Mars 1925
9. Mbi kandidatët qi kërkojnë t’emnohen mësues
Ju njuhtohet, se mbas këndej, të gjith kandidatët, qi kërkojnë emnimin për mësues dhe që nuk kanë në duert e tyne dokumentat shkollorë, me doemos të hyjnë në provim para një komisioni të formuem prej direktoresh të shkollave nën kryesinë e inspektorit.
Aktet e provimit do t’i përsjellen Ministrija bashkë me propozimin për emnimin e kandidatit.
Mos veprimi në këtë mënyrë do të konsiderohet shmangie nga ana e inspektorëvet.
Kur bëjmë krahasimin e kandidatëve të asaj kohe dhe të tashmes që koherenca është një shekull, na jep të kuptojmë, sipas dokumentave veprues të kohes para njëqind vjete janë më të qendrueshme, më të përparuara në ligj dhe cilësi të pranimit të kandidatëve.

Me argumentin se , sa duket se ka ngjajshmëri më të sotmen, dallimi është substancial në pranimin e kandidatit dhe kjo në këtë procedure. Ne sot në pranimin e kuadrit është shumë e vërtet se merr pjesë drejtori i shkollës, me të drejten e fjalës dhe pikëve vlerësuese për kandidatin, por jo edhe në plotëfuqishmërinë vendimmarrëse, kurse komisioni përbëhet nga Drjetoria e Arsimit Komunal , por as nuk përciellen nga Ministria e Arsimit me inspektorë thjeshtë që konsiderohet me kompetenca profesionale në fushën e pranimit të kandidatëve për mësues.
Udhëzimi Administrativ (MASHT) me numër 10/2018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

Nenin 1
Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i normativit për kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, edukimit parashkollor, arsimit fillor, arsimit të mesëm të ulët, arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze, arsimit special dhe konviktet e nxënësve.
Neni 2
Obligimet e institucionve edukativo-arsimore
Institucionve edukativo dhe arsimore gjatë publikimit të konkurseve për vendet e lira të punës kërkojnë kuadro sipas këtij UA.
Neni
Shkolla e mesme e ulët
1.1. Niveli master arsimor- Fakultetit i Edukimit (300 ECTS;
1.2. Sistemi katërvjeçar;
1.3. Baçellor (katërvjeçar 240 ECTS).

Në një shpërfaqje nëntëdhjetë veçare, spirale kohore e gjatë, kërkime në raftet e errta të bodrumeve të institucioneve arsimore, portrete dhe personalitet me përgatitje të ndryshme akademike, me poste të emruar pothuajse të njëjta, e me Kurrikula, tekste, sistem qeverisës diametralisht të kundërt, bashkëpunime ndërkombëtare po ashtu të ndryshme, ligje, Qarkore dhe Udhëzime Administrative të ndryshme, të ofron veprim dhe literatura nëpër kohë dhe histori shqiptare, që të përplas në cilësi dhe vendimmarrje të sikletshme për vendin e shqiponjave, ku thyhen fatet e shkëmbinjëve dhe dalgëve të deti, drejt kërkimeve për një fole tjetër.