Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nga mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve – Malisheva Press

Nga mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve

Kuvendi KomunalKëshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, sot ka mbajtur takimin e rregullt të së hënës, ku drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre, gjatë javës së kaluar dhe planifikimet e tyre për javën në vijim.

Në kë këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive përkatëse, thanë se realizimi i projekteve po vazhdon sipas planifikimeve, ndërsa shumë projekte të këtij viti, kanë përfunduar dhe disa projekte tjera dy vjeçare, janë në proces e sipër. Gjatë javës së kaluar ka pasur disa aktivitete kulturore dhe rinore, si dhe dy klube sportive të formuara kohëve të fundit, pritet të startojnë në garat e përcaktuar sipas federatave përkatëse.

Po ashtu, mësimi në të gjitha shkollat po vazhdon normalisht, përderisa po vazhdojnë renovimet nëpër disa shkolla, si dhe janë bërë përgatitjet për fillimin e furnizimit me lëndë djegëse për të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.

Edhe në shërbimet shëndetësore, çdo ditë e më tepër po investohet në mjete konkretizuese, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e Komunës së Malishevës. Njëjtë është duke u vepruar edhe bujqësi, ku drejtoria përkatëse, pritet që gjatë kësaj jave të filloj me implementimin e tri projekteve, për furnizimin me makineri në fushën e pemëtarisë, në makina mjelëse dhe në koshere për bletarët.

Sa i përket sektorit të financave, u tha se deri më tani të gjitha projektet janë realizuar sipas planifikimeve buxhetore. Ndërsa kjo drejtori ka hartuar edhe projekt buxhetin 2016-2018, të cilin e a ka dorëzuar në Kuvend të Komunës, i cili do të shqyrtohet në dy lexime në kuvend.

Në mbledhjen e sotme u bë e ditur, se gjatë javës së kaluar ka pasur nëntë raste të zjarreve, kurse sa i përket shërbimit të inspektoratit, u tha se tek tregu i gjelbër, është një problem me urën, e cila është e ngushtë dhe po shkakton edhe probleme në trafik, gjatë ditëve të tregut, ndërsa ekspozimi i mallrave nga subjektet afariste, po respektohet shumë mirë dhe malli nuk po ekspozohet jashtë lokaleve.

Sipas drejtorisë së administratës, me gjithë fluksin e madh të mërgimtarëve, të gjitha shërbimet janë kryer me sukses dhe nuk janë regjistruar ankesa. Ndërsa tek shërbimet publike, u bë e ditur se është riparuar ndriçimi publik në lagjen e “Gurit” në Malishevë.