Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nga mbledhja e qeverisë komunale të Malishevës – Malisheva Press

Nga mbledhja e qeverisë komunale të Malishevës

Kuvendi Komunal“Gjatë javës kanë përfunduar disa projekte, ku janë asfaltuar katër rrugë nëpër fshatra dhe rruga kryesore në qytet, përderisa sot pritet të asfaltohet edhe rruga në Berishë, ndërsa projektet tjera që janë në realizim e sipër, janë duke shkuar mirë”, tha drejtori i urbanizimit, Skënder Rrahmanaj. Edhe drejtori për bujqësi, z.Hajrullah Mazreku, tha se projekti i serrave, pritet të përfundoj gjatë kësaj jave, përderisa repelimi i kafshëve në fazën e dytë, në kuadër të luftimit të dhe parandalimit të EHKK,është duke shkuar mirë.

E kur jemi të ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), drejtori për shëndetësi, z.Hajdin Berisha, tha se “sa i përket situatës epidemiologjike me EHKK, gjendja është shumë e qetë dhe deri më sot, nuk ka asnjë të infektimit”. Ndërsa drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, z.Ahmet Morina, tha se “fushata e spërkatjes së zonave endemike, është duke shkuar shumë mirë dhe nuk ka asnjë problem”.

Drejtoresha për kulturë, znj.Blerta Krasniqi, tha se “janë të angazhuar maksimalisht në përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe gjatë ditës së sotme, pritet të finalizohet edhe agjenda nga ana e Këshillit Organizativ”. “Drejtoria jonë është në përgatitje edhe të shënimit të 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, tha drejtoresha Krasniqi.

Ndërsa drejtori i arsimit, z.Berim Thaçi, deklaroi se “ka përfunduar testi i arritshmërisë dhe janë në pritje rezultateve, ndërsa si drejtori janë të angazhuar në përfundimin me sukses të vitit shkollor 2014-2015”.

Edhe drejtoria e shërbimeve publike, është e angazhuar në rregullimin e parqeve. “Jemi në përfundim të largimit të të gjitha deponive ilegale të mbeturinave, si dhe jemi në përfundim të rregullimit të parqeve në qytet”, tha drejtori i shërbimeve publike, z.Milazim Morina.

Sa i përket inspektoratit, drejtori z.Sejdi Paçarizi, tha se inspektorati komunal, është i angazhuar në kryerjen e shërbimeve për qytetarët, ku ankesat më të mëdha janë me kanalizimet, ndërsa drejtori Paçarizi, u  ankua edhe në gjykatat e vendit, për mos efikasitet në kryerjen e lëndëve që inspektorati dërgon në gjykata.

Drejtori i administratës, z.Sami Kafexholli, tha se drejtoria që ai drejton, “është duke kryer obligimet e përditshme në raport me administratën komunale, si dhe janë të angazhuar maksimalisht në kryerjen e shërbimeve për qytetarët, duke shtuar efikasitetin në punë, në mënyrë që dhënia e dokumenteve të kryhet shpejt dhe pa shkaktuar pritje para sporteleve”.

Ndërsa drejtori për gjeodezi dhe kadastër, z.Fatmir Ademaj, njoftoi për angazhimet e drejtorisë në kryerjen e shërbimeve n raport me qytetarët, si dhe për ligjin për kufijtë administrativ, përkatësisht në përcaktimin e disa vendbanimeve, si fshatra.

Në fund, drejtori për buxhet dhe financa, z.Vesel Krasniqi, i ka njoftuar drejtorit për obligimet që drejtoritë kanë, për planifikimet e tyre në hartimin e qarkores së parë buxhetore, si dhe bëri të ditur për kufijtë e përcaktuar për të hyrat vetanake, ku sipas drejtorit Krasniqi, ministria përkatëse, i ka caktuar kufi të lartë, në raport me kapacitetet e Komunës së Malishevës, për realizimin e të hyrave vetanake, por këtë gjë, drejtori, tha se me shkresë do të ankohen në ministri.