Nga mbledhja e Këshillit të Drejtorëve

Kuvendi KomunalSi çdo të hëne edhe sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i drejtuar nga nënkryetari z.Rexhep Mazreku. Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët, angazhimet dhe aktivitete e tyre gjatë javës së shkuar dhe për planifikimet për javën në vazhdim.

Fillimisht drejtori për shëndetësi z.Hajdin Berisha, bëri të ditur se “ ka përfunduar muaji i sensibilizimit të opinionit për luftimin e kancerit të gjirit, ku në QKMF janë ofruar shërbime falas për diagnostifikimin e kancerit të gjirit, ku janë kryer 252 ekzaminime të tilla”. Drejtori Berisha bëri të ditur, se  vazhdon edhe realizimi i projektit të vizitave sistematike nëpër shkolla.

Ndërsa drejtori për urbanizëm z.Skender Rrahmanaj, tha se “në përgjithësi gjatë  javës që lamë pas  është punuar mirë, në krahasim me javët tjera që  për shkak të  reshjeve atmosferike,  kemi  hasur në ngecje të realizimit në disa projekte, punimet po vazhdojnë,  është duke u punuar në renovim të kanalizimeve pastaj nëtretuar,  asfaltime të rrugëve, ndërtimin e shkollave e të tjera”.

Ndërsa drejtoresha për kulturë, znj.Blerta Krasniqi, tha se” është realizuar vizita e gazetarëve evropian në komunën e Malishevës,  ku kemi arritur të gjitha pikat e parapara në agjendë ti vizitojmë dhe përshtypjet e para të  gazetarëve për vizitat ishin të mira”.