Nga kjo ditë temperaturat bien në minus

Dy ditët e ardhshme përmirësim i motit, në fundjavë ftohtë, mundësi për ngrica.

Temperaturat maksimale dy ditëve të ardhshme do të shënojnë rritje, që do të sillen nga 15C deri në 19C, e ato minimale 1C deri në 4C.

Në fundjavë temperaturat minimale do të zbresin edhe deri në -1C, e ato maksimale do të luhaten nga 10C deri 12C.

Dy ditëve të ardhshme, fusha anticiklonike nga perëndimi i kontinentit do të shtrihen mbi rajon, që do të krijojnë kushte për përmirësim të motit, me intervale më të gjata me diell, ndërsa masa të ngrohta ajrore do të rrisin temperaturat mbi vlera mesatare.

Të enjten, pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa të premten do të mbajë mot i mirë, pjesërisht i vranët.

Të premten mbrëma vranësirat do të shtohen, për shkak se nga veriu i kontinentit një front i ftohtë do të kalojë në mesnatën në mes së premtes dhe së shtunës. Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Me kalimin e frontit të ftohtë, paradite priten edhe të reshura shiu.

Të dielën në mëngjes priten edhe ngrica, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Masa të ftohta ajrore polare do të vazhdojnë të depërtojnë edhe në fillim të javës së ardhshme që do të krijojnë kushte për mot më të ftohtë, me reshje shiu të përziera edhe me borë.