Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nga 8 mijë veteranë drenicakë, as 200 nuk u dolën në mbështetje komandantëve të dënuar [video] – Malisheva Press

Nga 8 mijë veteranë drenicakë, as 200 nuk u dolën në mbështetje komandantëve të dënuar [video]

foto-1Pavarësisht që zona e Drenicës ka më shumë se 8 mijë veteranë lufte, numri i atyre që dolën në mbështetje të komandantëve të luftës nuk kalonte as 200.

Sidoqoftë, me këngë patriotike dhe mbishkrime në mbrojtje të luftës, qytetarët e Drenasit kanë protestuar kundër konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit për pjesëtarët e grupit “Drenica 2”, raporton KTV.

Nexhat Demaku mori përkrahjen e ish-vartësve të tij të Kuvendit Komunal të Drenasit.

Xhemë Binaku, duke folur në emër të punëtorëve të Kuvendit Komunal, tha se ata u dënuan pa asnjë bazë ligjore dhe vendimi i Apelit ishte diskriminues.

Ndërsa Enver Hajdari, kryetar i veteranëve të Drenasit, ka thënë se “kjo është revolta jonë dhe ne nuk pranojmë të barazohemi me kriminelin”.

Ai, duke i cilësuar gjykimet rreth luftës të ndikuara nga Beogradi, ka paralajmëruar se do të mbrohen vlerat e luftës edhe me luftë nëse është nevoja.

Qytetarët e Drenasit kanë kërkuar që protestat të mos ndalen deri në hedhjen poshtë të të gjitha akuzave për luftëtarët e UÇK-së.

Javën që shkoi, Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet 10 të akuzuarve në rastin “Drenica II”. Në këtë vendim, është dënuar edhe tashmë ish-kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku.