Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nga 17 shtatori ky do të jetë çmimi që do të paguani për të kaluar në ‘Rrugën e Kombit’ – Malisheva Press

Nga 17 shtatori ky do të jetë çmimi që do të paguani për të kaluar në ‘Rrugën e Kombit’

Taksa për ‘Rrugën e Kombit’ do aplikohet nga 17 shtatori

Nga data 17 shtator çdo drejtues makine që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë taksën e kalimit.

Kështu siç mëson Gazeta Shqiptare, çdo përdorues i kësaj rruge do të paguajë 660 lekë për çdo kalim.

Ndërkohë për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekë.

Pra siç mëson Gazeta Shqiptare pagesa nuk do të bëhet më në monedhën europiane dhe banorët e zonës do ta kenë të reduktuar këtë taksë kalimi.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje.

Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë.

Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë.