Nga 1 shtatori ndalohet ekspozimi i mallit para lokaleve dhe sipërfaqeve tjera publike

KK Malishevë-NdërtesaDrejtoria për Inspektoriatë  lëshon urdhëresë për  të gjithë personat përgjegjës të subjekteve afariste, personat fizik , që të mos bëjnë ekspozimin dhe shitjen e produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, para lokaleve dhe sipërfaqeve tjera publike në Malishevë.Në rast të mos zbatimit të Rregullores dhe kësaj urdhërese nga  ana  e juaj dhe do të veproni në kundërshtim me nenet 12, 13 të Rregullores Komunale nr .01/489 datë 20/04/2010 jemi të obliguar të marrim masa për zbatimin  e plot të kësaj urdhërese dhe njëherësh të shqiptojmë këto masa ndëshkuese sipas nenit 26 të kësaj rregullore. Njofton Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës.