Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nexhat Kryeziu përfaqëson Kosoven në programin e shkëmbimit ndërmjet shteteve me kadet ajror – Malisheva Press

Nexhat Kryeziu përfaqëson Kosoven në programin e shkëmbimit ndërmjet shteteve me kadet ajror

nexhat kryeziuNexhat Kryeziu, Kryetar i Bordit te Kadetëve Ajror të Kosovës sapo ka përfunduar vizitën në Australi si pjesë e programit te shkëmbimit ndermjet shteteve me kadetë ajror.
Ai po e përfaqësonte Kosovën në këtë ngjarje ku morrën pjesë kadetë Ajror nga ShBA, Kanadaja, Mbreteria e Bashkuar, Australia, Bekgjika, Holanda, Kina, Hong Kong, Korea Jugore dhe Turqia. Njëkohesisht me datën 29 korrik 2015 është pritur në takim nga Këshilli Nacional i Forcës Ajrore Mbretërore të Kadetëve Ajror te Australisë ku edhe jane hedhur hapa për bashkëpunim dhe ndihmë nga ana e tyre sikurse ne zhvillimin e kapaciteve për Kadetët Ajror të Kosovës, trajnimin e stafit mbikqyrës dhe pranimin e te rinjve për kryerjen e programeve ne Forcën Mbretërore (RFAAC).

Ndërkohë është diskutuar edhe për mundësinë e ndihmës së drejtpërdrejtë të qeverisë Australiane në zhvillimin e kësaj dege në vendin tonë në formë të bashkëpunimit të drejtëpërdrejtë.

Kjo vizitë u realizua nën ombrellën e ‘Inernational Air Cadet Exchange Association’ pjesë e së cilës Kosova u pranua si shteti i parë në Ballkan qysh me 2012 (www.iacea.com/official-members-list/).

Image
Image
Image