Nesër tentativa e parë për ta zgjedhur Kryesuesin e Kuvendit Komunal në Malishevë

Nesër me fillim nga ora 10:00 do të mbahet seanca e dytë e Kuvendit Komunal në Malishevë. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtare në ueb faqen e Komunës së Malishevës. Pas seancës së parë ku anëtarët e kuvendit komunal dhe kryetari i komunës së Malishevës dhanë betimin, nesër Nisma që ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit do të tentoj ta zgjedh kryesuesin e kuvendit dhe ta formojë kabinetin qeverisës në këtë mandatë. Deri me tani nuk ka ndonjë informacion zyrtarë për koalicionet e mundshme edhe pse në opinion kanë qarkulluar zëra të ndryshme për koalicione të fshehta të cilat priten të qartësohen nesër në seancë. Kujtojmë se Nisma e vetme nuk i ka numrat për të proceduar me zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit, andaj do ta ketë të domosdoshme përfshirjen në koalicion në të kundërtën do të dështojë seanca. Në zgjedhjet e fundit raporti i forcave në kuvendin komunal është Nisma ka 11 asamblistë, PDK ka 9, LDK ka 6, VV ka 4 asamblistë, ndërsa 1 asamblistë ka edhe AAK.