Nesër promovohet libri për Miftar Hasanin

miftar_hasaniTë mërkuren me 16 shtator 2015, ne Amfiteatrin e Bibliotekes Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, promovohet monografia “Miftar Hasani 1900-1926, (ribotim me plotesime) e autorëve Habib Zogaj e Ahmet Rexha.Ngjarja fillon ne ora 12:00.
Libri shoqërohet edhe me një DVD, ku të interesuarit mund të gjejnë versionin elektronik të librit, rapsodinë nga Salih e Feriz Krasniqi si dhe Filmin Dokumentar, mbi bazë të këtij libri nga Reshat Sahitaj.
Kështu këtë herë Miftar Hasani vjen para lexuesit në katër forma: në libër, libër elektronik, rapsodi dhe dokumentar.
Libri është estetikisht i sajuar bukur, me mbarshtrim kronologjik të ngjarjes dhe me mundësi të të shijuarit si lexues, dëgjues dhe shikues!
miftar_hasani1