Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nesër merren vesh koalicionet parazgjedhore – Malisheva Press

Nesër merren vesh koalicionet parazgjedhore

Koalicionet e shumta parazgjedhore me parti të vogla Partisë Demokratike të Kosovës ia patën mundësuar të dilte koalicioni më i votuar pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

Tejet të rëndësishme koalicionet parazgjedhore si mënyrë për të mbledhur sa më shumë vota i kanë para dhe konsideruar të gjitha partitë e mëdha politike, ndaj ka pasur shumë spekulime se kush me kë do t’i bashkojë forcat para zgjedhjeve të 11 shtatorit.

Por spekulimeve do t’u vije fundit nesër, me 16 maj, pasi kjo datë është paraparë si afati i fundit nga Këshilli Qendror Zgjedhor që partitë politike të deklarojnë koalicionet garuese në zgjedhje.

Ajo që dihet sigurt deri më tani është se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën.

Ndërsa koalicione të tjera të deklaruar ende nuk ka, përkundër se akterët politikë të partive kanë pranuar se po diskutojnë mes vete për mundësinë e formimit të koalicioneve parazgjedhore.

Përveç rëndësisë së fitimit të zgjedhjeve, partitë e kanë shumë të rëndësishme të dalin të parat, edhe për një fakt tjetër tejet të rëndësishëm.

Siç u pa nga zgjedhjet e fundit – partia, apo koalicioni fitues, edhe nëse s’mund të bëjë numrat për të formuar qeverinë, posti i kryeparlamentarit i takon automatikisht – që është pozicioni i dytë për nga rëndësia në organet udhëheqëse në Kosovës, pas atij të kryeministrit.