Nesër mbledhja e Kuvendit

tymi_kuvendKryesia e Kuvendit, e cila mbledhjen e saj e nisi me një minutë heshtje për viktimat e terrorizmit në Parisë, po diskuton mënyrat për krijimin e kushteve për mbajtjen e seancës plenare, të caktuar për nesër, raporton Koha.net.

Anëtarët e saj, ndër ta edhe Aida Dërguti e Vetëvendosjes, po diskutojnë kërkesën e 82 deputetëve për krijimin e kushteve për seancë në të cilën do të mund të shfaqin pikëpamjet rreth çështjeve në shqyrtim pa qenë të rrezikuar nga lotsjellësi ose shqetësimet provokuese të opozitës.

Sipas kërkesës së deputeteve, Kryesia duhet t’u adresohet organeve kompetente për të krijuar kushte për punë të deputeteve.

Kryesia për këtë qëllim duhet ta takojë Qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kryesia ka në rend të ditës 33 pika.