Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Nesër mbahet dëgjimi i dytë publik, për buxhetin e Komunës – Malisheva Press

Nesër mbahet dëgjimi i dytë publik, për buxhetin e Komunës

KK Malishevë-NdërtesaPërmes këtij njoftimi publik, ftohen të gjithë kryetarët e fshatrave të Komunës së Malishevës, udhëheqësit e subjekteve politike, organizatave joqeveritare dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që marrin pjesë në dëgjimin e dytë publik për Projekt Buxhetin e viteve 2016-2018, me theks të veçantë për buxhetin e vitit 2016, me qëllim të dhënies së propozimeve, mendimeve dhe sugjerimeve për projektet kapitale që do të realizohen gjatë vitit 2016.   Dëgjimi publik mbahet të Hënën me 24.08.2015, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës në Malishevë dhe fillon në ora 10:00.

“Pjesëmarrja juaj, siguron një menaxhim më të mirë të parave tuaja”, thuhet në njoftim e bërë nga drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, z.Vesel Krasniqi.