Nesër fillon viti i ri shkollor

Sot përfundon pushimi veror i nxënësve të arsimit fillor dhe atyre të mesëm

Nga nesër, për vitin e ri shkollor 2017/2018 në bankat e shkollave do të jenë mbi 20.437 nxënës të klasës së parë.

Shkollën e mesme do ta fillojnë 17.131 nxënës. Pjesa më e madhe e nxënësve janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale, 9.983 nxënës, ndërsa në gjimnaze, 6.703 nxënës.