Nëse Ronaldo apo Messi shënon në El Clasico, çfarë do të ndodhë?

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo prej më shumë se një dekade po e bëjnë akoma edhe më magjike “El Clasicon” e madhe.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo edhe një herë tjetër janë golashënuesit më të mirë të sezonit, të dy me nga 53 gola, shkruan “Marca”.

Janë dy lojtarët vendimtarë që do të luajnë kundra njëri tjetrit për të nxjerrë në “dritë” skuadrën e tyre.

Kjo ndeshje mund të përcaktojë edhe se cili nga këta dy futbollistë do të mbyll vitin më me shumë gola.

Nëse shikojmë titujt, atëherë portugezi është shumë më i suksesshëm se argjentinasi duke fituar pesë tituj kolektiv dhe të gjithë titujt individual përfshirë këtu lojtari më i mirë në Evropë, në botë nga FIFA dhe fitues i Topit të Artë. /sn/.