Nëse Albini ka të drejtë…

pena-848x478

Nga Anila Bardhi/ Tetovë

Ka një teori e cila gjykon se korrupsioni në shoqëritë në tranzicion ka efekt të dyfishtë : Efekt i pari ka të bëjë me dëmin, shikuar nga qasja holistike; pra me të drejtë teoria flet për efektin e dëmit të madh që korrupsioni shënjestron për shoqërinë dhe institucionet e shtetit; • E dyta, teza se pas çdo dëmi fshihet pwrfitimi. Këtu për habi- ka të bëjë me anën ‘’pozitive’’ të korrupsionit, e që në këtë rast shihet si nxitës i rrezistencës së brendshme në shoqëri , e kësisoj edhe krijimi i elitave të reja politike të cilat targetojnë korrupsionin për të provuar ta eliminojnë atë.

Për të shtrirë një analizë të këtillë, u nxita nga ngjarjet e fundit në Kosovë që pasuan nga rezistenca e Vetëvendosjes! dhe opozitës shqiptare në Kosovë ndaj marëveshjes mbi Zajednicën dhe çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi!

Tek iu sulëm Albin Kurtit të gjithë me rradhë për ta gjykuar se është kundër Kosovës (!?) e se si ai përdorka dhunën në Parlamentin e Kosovës për të arritur një qëllim, e qëllimi ka të bëjë me bllokimin e seancës së parlamentit ku mareveshja mbi Zaednicën dhe çështja e demarkacionit me kufirin me Malin e Zi do tw finalizohej (votohej), unw ju thërras të lexoni e analizoni retorikën e të gjithë atyre opinionistëve dhe deputetëve dhe politikanëve që mundohen të krijojnë opinion pozitiv mbi marrwveshjen e arritur në Bruksel!

Në ndërkohë, ju ftoj që të peshoni argumentat e opozitës në Kosovë të udhëhequr nga Vetëvendosja! dhe për një çast të ndiheni mirë dhe stabil për këta politikanë që dijnë të analizojnë realitetin dhe dijnë të sfidojnë me teza të argumentuara juridike dhe jo vetëm për të ardhmen e Kosovës. Retorika e opinionisteve pro-marrwveshjes dhe qeveritareve është po AJO , po e NJËJTA si në Maqedoni, si ne Serbi , si ne Bosnjw, si në Mal të Zi.

Pra janë kryekëput argumenta të ngritura mbi emocionin populist. Sipas tyre, marëveshja duhet të kalojë pa therrë në këmbë biles, sepse : Kosova do nënshkruaka shumç shpejt MSA me BE , sepse Kosova u ndihmua të fitojë ‘’ lirinë’’ me ndihmën e fuqive multilaterale ndërkombëtare e të lejoheshka tani opozita t’a uzurpojë atë ‘’liri’’, se opozita po turpëroka Kosvën para botës sepse përdorka dhunën, opozita po shkelka Kushtetutën, opozita në Kosovë paska prapavijë tradhtare e komplotiste e se rezistencën që bën e bëka për hir të marjes së pushtetit. ..e të këtilla zhonglime retorike! Qetë!

Le të rrahim mendime…

Teza ime thotë se gjykimet e qeveritarëve dhe opinionistëve pro qeverisë së Kosovës janë po ato të SKEMATIZUARAT; janë populiste që vuajnë pamjaftueshmerinë e argumentave pro SOVRANITETIT TERITORIAL DHE JURIDIK dhe prandaj parapëlqejnë këtë rrendje të shpejtë drejt ‘’eurointegrimeve ‘’, sa për të ‘’mos mbetur’’ pas të tjerëve! Ky arsyetim është megjithatë jo-përmbajtësor! Sipas tyre, pra, së pari nevojitet marëveshja – në emër të integrimeve dhe stabilitetit, pastaj kthimi tek problemet e brendshme politike (korrupcioni, tranzicioni etj.) rishikimi i saj dhe probabilitetet e implementimit!

Kjo është megjithatë një situatë e përjetuar aq shpesh në Maqedoni. Pothuajse, më ngjan në plagjiaturë politike. Rëniet e shpeshta të sistemit në Maqedoni, shpesh të imputuara përbrenda nga vetë pushtetarët dhe pastaj ringritjet po nga vetë ata (e me ca injekcione vitaminoze nga ndërkombëtarët, sepse situatat ndodhin panda para syve të tyre dhe raporteve gjashtëmujore për ‘’progres’’) flasin për faktin se nuk mund të ndërtohet shteti përmes teorisë së komplotit, pritjeve të probabilitetit dhe orëve plotësuese mbi demokracinë!

Ky model shkatërrimtar për ndërgjegjen e shtetësisë në Maqedoni solli sprovën e fundit degjeneruese deri në palcë, e cila mund të ëojë shtetin buzë një lufteje civile. Le mos harrojmë se, MSA-në ishte e para Maqedonia që e nënshkroi. Tw mos harrojmë poashtu se Maqedonia merr për të shtatën herë rekomandime për nisje të negociatave me BE dhe se ka vite tanimë që Maqedonia mban statusin kandidat për anëtarësim në BE! Degjenerimi i elitave politike në Maqedoni, ngarendja retorike pas eurointegrimeve dhe lejimi i flagrancave tw një korrupsioni të paparë të elitës maqedonase e asaj shqipatre në pushtet, është duke sjellw buzë shkatërrimit shtetin dhe tërësinë gëjeografike të saj!

Pra, argumentat e pushtetarëve dhe opininonistëve pro-qeverisë në Kosovë nuk janë argumenta të ngritura si rezultat i një debati të gjërë me qytetarët e Kosovës por përkundrazi, janë vetëm vlerësime politike të njëanshme dhe nuk përmbajnë substancë gjykimi prosovranitetit /debate pluralist (pro &contra) që do çonte në një atmosferë më racionale për mbajtjen e kësaj seance (ANTI)HISTORIKE –do e quaja unë. Druaj se synon të arrijë efektin ripërsëritës së historisë sonë deri më tani: humbje territori dhe përdëftim pseudolidershipi burimor.

Ky pseudolidership gjymton interesin vital e të natyrshmin të shqiptarëve në Kosovë dhe kudo që jemi! Vendimet e shpejta, me mistere pas, të pasuara pa debat, pa vlerësime dhe analiza për strategji afatgjata, pa pritje statistikore e argumenta juridike të forta janë thjesht vendime dogmatike për më shumë tipike për para-rregjime despotike që nuk çojnë Kosovën drejt një demokracie strukturore e funksionale, por e shndërojnë atë në një organizëm para-shtetëror. Ashtu siç është në fakt Maqedonia, dekada me rradhë!

Teza tjeër ka të bëjë me nivelin e lartë të korrupsionit në elitën politike e shoqërore të Kosovës, këtë e thonë statistikat ndërkomëbtare e jo vetëm politikanët e opozitës në Kosovë. Ky nivel wshtw i frikshëm dhe nuk pritet të parandalohet që me kohë do korrozojë deri në vetëthyerje intitucionet e shtetit të Kosovës. Pikërisht ky korrozim në një moment të dhënë (e jo të largët) do bënte që pushteti qëndror të mos kishte më mekanizma të pastra juridike e politika sistemore që të prodhojë forca e politika centripetiste ndaj ZAJEDNICëS e si pasojë ajo do shkëputej nga territori i Kosovës.

Ky , në fakt është rreziku potencial të cilit i frikësohet opozita shqiptare në Kosovë! Dhe në fund , nëse këto ngjarje ju shtyjnë të krahasoni modelin e shtetformimit të Kosovës me modele të trazuara ekzistuese në Ballkan (modeli i Maqedonisw posaërisht dhe ai i BeH ), do e keni shumë të qartë se përse duhen rishikuar qëndrimet e opozitës e se përse duhet të negociohet me opozitën në Kosovë, e jo me serbët. Ajo , në asnjë mënyrë nuk më duket ekskluziviste me qëndrimet e saja ndërsa metodat e përdorura për të parandaluar seancën (anti)historike janë pasojë e dhunës së qeverisë që i ushtrohet pluralizmit në Kosovë. Kauza e opozitës së Kosovës është për ndërtim shteti e jo për hir të rretorikes ruajtjes së stabilitetit!

Madje, ruajtja e stabilitetit është sintagmë e gabuar sepse kur diçka tenton të ruash – atëherë vulos stagnacionin dhe status quo-në. Atë, pra stabilitetin, e rrezikon korrupsioni nëpër institucione, njëanshmëria dhe vartësia e tyre njëkohësisht e jo rezistenca ndaj seancës së Parlamentit! Wshtë e lehtë të kuptohet dhe mbështetet gjykimi racional i opozitës në Kosovë! Nevojitet vullnet politik? Atëhërë vullnet politik mbwteshka të quhet gatishmëria për të negociuar e rrehatuar serbët ndërsa për t’i lënë të trazuar shqiptarët etnikë?! Paradokset tona ndërshqipatre janë aq shkatërrimtare!

Ndërsa, tek dua të lidh titullin me këtë tërësi analitike, jo më larg se do netve, në Shkup, u lëshua bombë në oborrin e një ndër politikanëve më të korruptuar shqiptarë në Maqedoni i cili ka 12 vjet që qëndron vertikalisht e shtrirë horizontalisht në gjithë sistemin shtetëror kryekeput të uzurpuar nga korrupcioni e monopolizuar nga interesi partiak. Ky pushtetmbajtës e të sirreshtuarit pas tij të BDI-së në emër të ‘’stabilitetit’’ e në emër të një marëveshjeje budallalleske të tipit Marëveshja e Ohrit (e vetëshkelur me qindra herë po nga ky politikan e nga kjo konjukturë me parahistori ilegalistësh) – kjo rretorikë e stisur taktizuese, lejoi ‘’kompromiset’’ më të dëmshme për interesin e shqiptarëve të Maqedonisë por edhe vetë shtetit të Maqedonisë.

Hapja e kutisë së Pandorës në Maqedoni, rrezikon dukshëm sovranitetin dhe si pasojë ekzistencën e këtij shteti Ballkanik! Pastaj, domino efekti do e bëjë rirenditjen përsëri sipas përllogarive të fuqive të mëdha! Vetëvendosja e Uillsonit, është para një testi ekzistencial përsëri.