Nënkalimi në fshatin Astrazup, i shndërruar në “deponi” të mbeturinave (Foto)

Ky është nënkalimi në fshatin Astrazup, që jo më shumë se dy vite u përurua si projekt shumë i rëndësishëm për banorët e fshatit e sidomos për nxënësit dhe fëmijët tjerë të cilët e kishin të vështirë kalimin e rrugës për shkak të frekuentimit të madh të automjeteve nëpër këtë fshat.

Por çka ndodhur 2 vite pas, ky nënkalim është shndërruar në një deponi mbeturinash dhe në një “WC publike”. Krejt kjo si pasojë e mungesës së përkujdesjes institucionale nga ana e Komunës e cila dihet se ka një kompani të kontraktuar për grumbullimin e mbeturinave në tërë territorin e Malishevës. Ky nënkalim është një nga projektet e shumta të cilat kanë mbetur në mëshirën e fatit dhe kanë përfunduar në rrënoja, ani pse ndërtimi i tyre i ka kushtuar buxhetit të taksapaguesve 1indra e miliona euro.