Nehat Thaçit Serbia ia zgjat edhe për një muaj paraburgimin

nehat-thaqiGjykata Speciale në Beograd ia ka zgjatur sot edhe për 30 ditë paraburgimin drejtorit të policisë rajonale në Mitrovicë, Nehat Thaçit.

Thaçi është arrestuar më 28 shtator në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Konqul. Njoftimin për vazhdimin e paraburgimit e ka bërë agjencia Tanjug dhe sipas saj, prokuroria për krim të organizuar po zhvillon hetime ndaj Thaçit me dyshimin se ka bërë vepër penale, terrorizëm, në Kosovë gjatë vitit 1999.

Mbrojtësit e Thaçit para tre ditësh kishin propozuar ndërprerjen e paraburgimit.

Një familje nga Lipjani, për të cilin ai akuzohej ta kishte detyruar të shpërngulej, dy ditë më parë ka mohuar këto pohime.