Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Në vënien e gurthemelit të kishës pa leje në hapësirën e UP-së ishte edhe Arkani [video] – Malisheva Press

Në vënien e gurthemelit të kishës pa leje në hapësirën e UP-së ishte edhe Arkani [video]

arkani

Kishës ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, e ashtuquajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar, gurthemeli iu vu më 5 dhjetor 1992. Atëherë në Kosovë funksiononte vetëm pushteti okupues serb, ndërsa shqiptarët, me përjashtim të atyre që i shërbenin atij regjimi, ishin dëbuar nga puna dhe nuk kishin kurrfarë force ndikimi. I okupuar nga regjimi i Millosheviqit ishte edhe Universiteti i Prishtinës.

Atë ditë dimri, përveç gjithë kreut të Kishës tradicionalisht shoviniste dhe antishqiptare serbe, në Prishtinë kishte zbarkuar edhe kryekrimineli që i komandonte paramilitarët e quajtur “Tigrat”, Zheljko Razhnatoviq – Arkan (minuta 14:57). Ai merrte pjesë në gurthemelin e kishës, që do të përfundonte vetëm shtatë vjet më pas, transmeton Koha.net.

Shumë klerikë fetarë ortodoksë serbë, serbë të Kosovës dhe të ardhur merrnin pjesë në fillimin e ndërtimit të kësaj kishe me prapavijë jo fetare por nacionaliste e shoviniste, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kohën kur universiteti nuk kishte asnjë shqiptarë, të gjithë të larguar nga regjimi serb, përveç shërbëtorëve të atij regjimi, ndonjëri prej të cilëve do të jetë edhe nënshkrues i lejes për këtë atë kishë.

Në videon e mëposhtme mund të shihni kronologjikisht se si ka shkuar ndërtimi i kësaj kishe, deri në vënien e kryqit në kupolën e kishës në janar të vitit 1999.

Tani ka më shumë se një javë që kjo kishë është shndërruar në temë kryesore në Kosovë. Klerikë fetarë me vullnetarët e tyre nga Graçanica kanë ndërmarrë aksione, sipas tyre për pastrimit e lyerjes së kishës, por që në fakt, sipas shumë analistëve, ka prapavijë destabilizimin e situatës në Kosovë, kurse Inspeksioni Komunal i Prishtinës ka bërë punën që e ka për detyrë, ka ndaluar këto punime të paligjshme, ngaqë konsiderohet objekt pa leje.

Vetë i pari i Inspeksionit të kryeqytetit, Sali Zyba, ka thënë se serbët kanë dështuar të prezantojnë një dokument valid për objektin në fjalë. Ndërsa dje, studentë të organizatave studentore janë përleshur me policinë për vënien e një pankarte te dera e kësaj kishe, me të cilën tregonin se ajo ishte në truall të Universitetit të Prishtinës. Përkundër kësaj studentët nuk janë ndalur dhe të hënën kanë paralajmëruar një aksion tjetër. Në orën 12:00 do të mblidhen për ta funksionalizuar me lexim e diskutim atë hapësirë.

Kisha serbe pretendon se ka dokumentacion legal të siguruar para vitit 1999, ndërsa për kishat e ndërtuara pas vitit 1999 Kisha serbe do të bëjë kërkesë për legalizim.

Në Komunën e Prishtinës pohojnë se Kisha Serbe asnjëherë nuk ka dokument për të bërë një kërkesë, në përputhje me ligjet në fuqi, për legalizimin e kësaj kishe.

Në fakt me Rregulloren 24 të vitit 1999 të UNMIK-ut, që ka fuqinë ligjore, ligjet e nxjerra gjatë regjimit të Millosheviqit pas 23 marsit të vitit 1989, janë të pavlefshme.

“RREGULLORE NR. 1999/24
UNMIK/RREG/1999/24
12 dhjetor 1999

PËR LIGJIN NË FUQI NË KOSOVË

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm,

Në përputhje me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999,

Duke marrë parasysh Rregulloren nr. 1999/1 të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë të datës 25 korrik 1999,

Me qëllim të përcaktimit të ligjit në fuqi në Kosovë,

Shpall sa vijon:

Neni 1
LIGJI NË FUQI

1.1 Ligji në fuqi në Kosovë përfshin:

(a) Rregulloret e shpallura nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to dhe

(b) Legjislacionin në fuqi në Kosovë më 22 mars 1989.

Në rast konfliktesh do të mbizotërojnë rregulloret dhe instrumentet ndihmëse të nxjerra në përputhje me to.
(…) “, ndërsa kisha serbe në kompleksin e Universitetit të Prishtinës është ndërtuara në vitin 1998/99, dhe çfarëdo lejesh që ka ajo janë të pavlefshme.

Kisha serbe thirret tani edhe në Planin e Ahtisarit rreth pronave kishtare, por Plani i Ahtisarit flet për kishat e ngritura më herët dhe të ligjshme.