Në QKMF-në e Malishevës, pajisjet për shuarjen e zjarrit me afat të skaduar (Foto)

Në koridoret e Qendrës së Mjekësisë familjare në Malishevë, gjenden bombolat te cilat shërbejnë për intervenim në raste kur duhet të shuhet zjarri. Por, cili mund të jetë efekti i këtyre pajisjeve kur që nga shtatori i vitit 2014 këtyre pajisjeve u ka kaluar afati i përdorimit të tyre. Prandaj, përdorimi i tyre sa mund të jetë i pa efektshëm në intervenim për shuarjen e zjarrit, aq edhe mund të jetë i dëmshëm nga se efektet e përdorimit të këtyre materialeve pas skadimit të tyre mund të jenë të rrezikshme edhe për shëndetin e qytetarëve. Malishevapress/