Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Në Oslo të Norvegjisë Fond për policët kosovarë që e zhveshin uniformën – Malisheva Press

Në Oslo të Norvegjisë Fond për policët kosovarë që e zhveshin uniformën

POLICINë Oslo të Norvegjisë është ideuar themelimi një Fondi për të mbajtur me para familjet e policëve të Kosovës të cilët e zhveshin uniformën duke mos pranuar që të konfrontohen me qytetarët që do të protestojnë në kundërshtim të Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit me Malin e Zi. Kështu njofton faqja Mekulipres, transmeton portali  ONLINE.

“Siq mëson MekuliPress, brenda policisë së Kosovës ka mospajtime dhe reagime masive kundër dhunës policore që po ushtrohet ndaj përkrahësve të opozitës dhe qytetarëve të pafajshëm.
MekuliPress, sipas burimeve nga tereni, ka informacione se ka edhe zhveshje të uniformës së policisë dhe mospranim të detyrës për të shpërndarë me dhunë qytetarët.
Kundërshtimi nga pjestarët e policisë për mospërdorim të dhunës ndaj opozitës po shtohet ora orës, raporton burimi ynë.

Shih për këtë në Oslo të Norvegjisë, lindi ideja për themelimin e një fondi humanitar për të mbështetur materialisht familjarët e policëve, të cilët po e braktisin uniformën e policisë si reagim ndaj dhunës që po ushtrohet tek qytetarët dhe ndaj opozitës së parlamentit të Kosovës, opozitë e cila po kundërshton formimin e para-shtetit një-etnik në Kosovë.

MekuliPress”, është shkruar në këtë faqe.