Në mesin e të arrestuarëve edhe dy nga Malisheva

Gani Krasniqi i arrestuarDje Gjatë aksionit policorë në zyret qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, janë arrestuar edhe dy aktivist nga Malisheva. Ata janë Gani Krasniqi dhe Muhamet Bytyçi.

Gani Krasniqi është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, njëri ndër themeluesit e UÇK-së, kurse pas luftes ishte per dy mandate Kryetar i Komunes së Malishevës, prej vitit 2010 është angazhuar në lëvizjen VETËVENDOSJE!. Është babai i dëshmorit të kombit Labinot Krasniqit dhe familjar i dëshmorit Imer Krasniqi.

 

Muhamet Bytyçi për nje kohë  ishte aktivist i shoqërisë civile, kurse që një kohë të gjatë i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, më heret ishte kryetar i këtij subjekti në Malishevë e më pas për një kohë asambleist në Kuvendin Komunal.

Edhe pse një numer i madh i të arrestuarëve mbrëmë janë liruar, këta vazhdojnë të mbahen ende në arrest.

Muhameti1