Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal u morën shumë vendime – Malisheva Press

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal u morën shumë vendime

kuvendi

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i kryesuar nga kryesuesi z.Aziz Thaçi, ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të radhës për këtë vit ku ka shqyrtuar disa raporte dhe ka marrë disa vendime. Në mesin e raporteve, KK i Malishevës, ka shqyrtuar edhe raportin nëntëmujor të shpenzimit të buxhetit komunal. Në mbledhje, ka marrë pjesë edhe kryetari Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj dhe drejtor të drejtorive.

Fillimisht, anëtarët e kuvendit, pas shqyrtimin, i kanë miratuar dy kërkesa, për inicim të procedurave për dhënien n shfrytëzim afatgjatë të pronës publike, për qëllime afariste.

Më pas, para anëtarëve të kuvendit, drejtori për buxhet dhe financa, z.Vesel Krasniqi, ka prezantuar edhe raportin nëntëmujor të shpenzimit buxhetit komunal. Sipas drejtorit Krasniqi, nga 12.1 milion sa është buxheti komunal, për nëntë shpenzuar shtatëdhjetë për qind e buxhetit, ndërsa të hyrat vetanake janë realizuar në masën 62 nga planifikimi. Drejtori Krasniqi, e ka prezantuar shpenzimin buxhetit, sipas të gjitha kategorive buxhetore veç e veç.

Një pikë tjetër me rëndësi, në mbledhjen e sotme, ishte edhe debati për raportin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP). Edhe në këtë pikë, drejtori për buxhet, Vesel Krasniqi, pasi e paraqiti këtë raport, tha se “ZAP nuk i ka përfshi në këtë raport, komentet dhe dëshmitë e komunës, ndërsa riauditimi e hedh poshtë auditimin e parë, të bërë nga vet ZAP”.  Anëtarët e kuvendit, kanë kërkuar nga qeveria komunale, që gjetjet e prezantuara në raport, të përmirësohen në të ardhmen.

KK ka shqyrtuar edhe raportin e komisionit të aksionarëve, përkatësisht për ndërmarrjet publike, në të cilat ka aksione edhe komuna. KK, pas shqyrtimit, ka miratuar edhe kërkesën për kushtëzimin e shërbimeve komunale me përjashtim t gjendjes civile, me rastin e mos pagesës s faturës për mbledhjen e mbeturinave në Komunën e Malishevës.

Po ashtu, është shqyrtuar edhe kërkesa e kryesisë së fshatit Bellanicë, e që kishte të bëjë me formimin e nj komisioni që të merret me problemin e pronave të privatizuara nga ish AKM-ja, tani AKP. Kërkesa e ballanicasve, është miratuar nga ana e Kuvendit te Komunës.

Kuvendi i Komunës, ka formuar një komision edhe për verifikimin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike prej qeverisjes së përkohshme, deri në vitin 2015.

Një vendim tjetër, me rëndësi që kanë marrë sot anëtarët e KK të Malishevës, ishte miratimi i kërkesës së lagjeve Hoti, Matosh, Mekaj, Hysenaj dhe banorët e banesave, për caktimin  lokacionit, për ndërtimin e objektit të një shkolle fillore në Malishevë.