Në Malishevë pritet të ndërtohet një qendër e banimit social

Komuna e Malishevës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), sot në Prishtinë, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit “ndërtimi i objektit të banimit social” në Komunën e Malishevës. Marrëveshja është nënshkruar në mes të nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe sekretarit të përgjithshëm të MMPS-së. Izedin Bytyqi.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes dy palëve, objekti i banimit social duhet të filloj të ndërtohet këtë vit dhe të përfundoj në vitin e ardhshëm, ndërsa projekti për ndërtimin e kësaj qendre do të kushtoj 600 mijë € dhe financohet në tërësi nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes MPMS-së dhe Komunës së Malishevës, MPMS siguron mjetet dhe bën zotimin e mjeteve, ndërsa pagesat bëhen në pajtim me realizimin e punimeve sipas kontratës, kurse procedurat tjera për ndërtimin të qendrës së banimit social, do ti kryej Komuna e Malishevës.

Palët nënshkruese janë pajtuar që kjo marrëveshje të fillon të zbatohet  nga dita e nënshkrimit, që do të thotë se procedurat për realizimin e projektit, do të fillojnë menjëherë.