Në Kosovë sot shënohet Dita Botërore e Biodiversitetit

Me rastin e 22 Majit, Ditës Botërore të Biodivesitetit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në organizim të përbashkët me institucionet tjera relevante, do të shënojë këtë ditë sipas kalendarit të festave mjedisore.

Ngjarja sipas njoftimit për media, do të mbahet te Ujëvara e Mirushës duke filluar nga ora 10:00.