Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Në këtë gjendje është oborri i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë (Foto) – Malisheva Press

Në këtë gjendje është oborri i shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” në Malishevë (Foto)

Punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e aneksit të objektit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë nuk po dalin të jenë vetëm problem për nxënësit e kësaj shkolle të cilët edhe pas një jave ende nuk kanë filluar vitin e ri shkollor.

Megjithatë kompania e kontraktuar nga komuna për kryerjen e këtyre punimeve, përveçse ka zvarritur punën dhe ka penguar fillimin e vitit shkollor, tash ajo është shndërruar edhe në një pengesë shtesë për mbarëvajtjen e procesit mësimor edhe në shkollën fillore “Ibrahim Mazreku” e cila ndodhet fare pranë objektit të gjimnazit.

Materialet ndërtimore të shpërndara gjithandej nëpër oborrin e shkollë, si dhe makineritë e kësaj kompanie të cilat lëvizin gjatë gjithë kohës janë shqetësim dhe pengesë për nxënësit e shkollës fillore.

Një prind fëmijët e të cilit vijojnë mësimet në shkollën “Ibrahim Mazreku” ka dërguar disa fotografi nga vendi ku po kryhen punimet, në këto foto vërehet se në çfarë gjendje të tmerrshme ndodhet hapësira përreth dy objekteve shkollore. Për më tepër në mesin e punëtorëve të cilët po i vazhdojnë punimet ndodhen edhe fëmijë të mitur të cilët janë angazhuar në punë ndërtimore.

Po ashtu nga ajo që shihet aktualisht nxënësit e gjimnazit do të vazhdojnë të presin edhe një kohë bukur të gjatë për të filluar mësimin, ndërsa hiq më mirë nuk do ta kenë edhe nxënësit e shkollës fillore të cilët përveç pluhurit dhe zhurmës të cilën do ta kenë nga këto punime, ata do të përballën edhe me rrezikun për shëndetin e tyre.