Në jug një ditë, në veri tri ditë zie

veriu_mitroviceSe komunat veriore të Kosovës i binden vetëm Beogradit dhe në asnjë mënyrë institucioneve të Kosovë tregon e diela, kur për ndallim që në jug është mbajtur vetëm një ditë zie në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe solidarizimin me popullin francez, ashtu siç e ka shpallur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës, flamujt serbë janë ulur në gjysmështizë dhe do të mbahen tri ditë zie, ashtu siç ka rekomanduar Beogradi.

Thënë më qartë, në veri të Mitrovicës e diela, e hëna dhe dita e martë janë shpallur ditë zie nga Beogradi, ndërsa në jug të Mitrovicës, vetëm dita e diel, që është shpallur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me vendimin e së cilës flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Ndryshe nga Prishtina, Beogradi ka vendosur për tri ditë zie, jo vetëm në territorin e Republikës së Serbisë, por edhe në Kosovë, posaçërisht në komunat veriore.

Në të gjitha objektet publike dhe institucionet në veri të Kosovës të dielën flamujt serbë janë lëshuar në gjysmështizë dhe kështu do të jetë edhe dy ditë të tjera, të hënën dhe të martën.