Në gjendje të tmerrshme ndodhet oborri i shkollës në fshatin Guulluboc (Foto)

Në redaksinë e Malishevapress një lexues i yni ka derguar disa fotografi që paraqesin gjendjen e tmerrshme të oborrit të shkollës fillore në fshatin Gulluboc. Kjo shkollë e cila tash së fundi është përuruar si objekt i ri i ndërtuar si duket ka mbetur në mëshirën e fatit. Pamjet që flasin ku oborri i shkollës dhe hapësira përreth janë të mbytura në baltë nuk të ngjajnë me një hapësirë e cila do të duhej të ishte krejt e kundërta nga këto pamje. Nxënësit të cilët çdo ditë u duhet të vijojnë mësimet në këtë shkollë, fillimisht janë të detyruar të sfidohen nga balta e madhe e pastaj të futën në shkollë. Madje këto pamje tregojnë se objekti shkollor është i rrezikuar edhe nga shembja e dheut, në anën tjetër Komuna e Malishevës vazhdon të hesht pranë një situate kaq shqetësuese dhe të tmerrshme.