Në dy fshatra të Malishevës fillon realizimi i projektit për ndriçim (Foto)

foto-6Sot në Bellanicë, ndërsa ditë më parë në Kijevë, ka filluar implementimi i projektit për rregullimin e ndriçimit në hapësirat publike, përkatësisht ndriçimi i rrugëve në këto dy vendbanime. Po ashtu, ndriçimi do të rregullohet edhe në disa lagje të qytetit të Malishevës. Punimet sot i ka inspektuar edhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, i cili tha se shumë shpejt do të përfundoj rregullimi i ndriçimit në Bellanicë dhe Kijevë.

Drejtori Morina, ka bërë të ditur se projekti ka filluar dhe po realizohet sipas planifikimit, ndërsa brenda pak ditëve, do të lëshohen dritat përgjatë rrugëve, ku edhe është frekuentimi më i madh i qytetarëve.