Në Dragobil ka filluar asfaltimi i rrugëve të fshatit (Foto)

foto-5Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, sot, ka filluar edhe asfaltimi i rrugëve në fshatin Dragobil. Asfaltimin e rrugëve, e kanë parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët i kanë uruar banorët, për përfundimin e rrugëve.

“Rregullimi i rrugëve, bëhet në kuadër të investimeve në projektet kapitale, përmes së cilave rritet edhe mirëqenia e qytetarëve, tha mes tjerash kryetari Begaj, i cili më pas i përgëzoi banorët.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, tha se janë rregulluar dhe po asfaltohen të gjitha rrugët brenda fshatit dhe se do të realizohen të gjitha projektet e infrastrukturës në Komunën e Malishevës, të parapara për këtë vit”.