Në Damanek kapet arsenal armësh i destinuar për shitje

arsenal armeshDje, policia ka realizuar një aksion në fshatin Damanek , ku gjatë kontrollit në një objekt banimi është arrestuar një person, nën dyshimin e bazuar se po kryente veprën penale ‘import-eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim’ ose ‘shitje e paautorizuar e armëve’.

I dyshuari i arrestuar për këtë rast është H. K.(1954), mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës. Policia në cilësi të provave materiale ka gjetur e konfiskuar:

1 automatike AK-47, kal. 7.62 mm

1 pushkë 10-she, kal. 7.62 mm

1 pushkë karabina, kal. 8×57 mm

1 pushkë ajrore (sportive),

166 copë fishekë diabola,

3 copë fishekë , kal. 8×57,

2 karikatorë për AK-47.

I dyshuari me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, është ndaluar për 48 orë, ndërsa provat materiale janë konfiskuar për procedim të mëtutjeshëm./Koha.net/