Ndryshon testi teorik për patent shofer, ja pyetjet e reja nga 1 marsi

Të gjithë ata që do të hyjnë në testin teorik për të marrë leje drejtimi të kategorisë A1, A2, B1, B2 do të duhet të përgatiten për pyetje të reja.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ripunuar pyetjet që aplikojnë në testimin teorik të kandidatëve. Gjithsesi deri në 28 shkurt testet do të zhvillohen sipas pyetjeve të vjetra kurse nga data 1 mars 2018 do të nisë aplikimi i pyetjeve të reja. Testet e reja do të zbatohen sipas të njëjtit udhëzim të miratuar nga ministria përgjegjëse për transportin në prill të vitit 2016.<

Pyetjet e reja mund të aksesohen për secilën kategori të klasifikuar në faqen e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (mund t’i klikoni href=”http://ëëë.dpshtrr.gov.al/component/content/article/36-njoftime publikimi-i-pyetsorit-te-ripunuar-per-lejedrejtimi-te-kategorise-a1-a2-a-b1-dhe-b-2018)”këtu strong> dhe janë të ndara në 25 tema ashtu sikurse sanksionohet në udhëzimin e ministrisë.

Kandidati sipas udhëzimit ka në dispozicion 6 muaj për fitimin e provës së teorisë duke filluar nga data e përfundimit të programit përgatitor të teorisë. Llogaritja e kësaj date bëhet duke filluar nga data e lëshimit të lejes dhe duke shtuar ditët kalendarike të përcaktuara.

Çdo kandidat ka të drejtë të japë deri në pesë herë provimin e teorisë jo më afër se 5 ditë kalendarike nga njëri provim në tjetrin. Në rast se kandidati nuk fiton provimin brenda 6 muajve apo pas pesë herë paraqitje në provimin e teorisë atëherë ai ka të drejtën e regjistrimit në autoshkollë nga e para pas përfundimit të vlefshmërisë së lejes.

Të gjitha autoshkollat në rastet e ndryshimeve njoftojnë 30 ditë para çka do të thotë se nga ana e DPSHTRR tashmë kjo është ezauruar si pikë

Në gjithë pyetjet teorike 50 për qind e tyre janë pohime të vërteta dhe pjesa tjetër pohime të gabuara./Monitor/